“Luaj me Mesi-Mbape-Neymar”! Donaruma thyen sërish zemrat e tifozëve të Milanit, nuk pendohet për zgjedhjen te PSG

Portieri italian Gianluigi Donnarumma u transferua nga Milani te PSG këtë verë. Tifozët e klubit aktualisht lider në Serie A e konsiderojnë këtë transferim si një tradhti. Ai e kalon sezonin e tij të parë në fanellën e PSG-së duke shkëmbyer portën me Keylor Navas, duke qenë se Muricio Pochettino nuk ka marrë ende një vendim se kush duhet të zotërojë portën.

E sigurt është se portieri i kombëtares italiane nuk është penduar për zgjedhjen për t’u transferuar në Francë. Pasi heshti rivalitetin e tij me Navasin në intervistat në fillim të sezonit, duke u kufizuar në theksimin se erdhi për të luajtur për PSG-në, Donnarumma, në një intervistë për Telegraph, dha një sfond të mëtejshëm mbi arsyet që e shtynë atë të pranonte ofertën e PSG-së.

“Bufon më ka thënë shpesh për PSG-në, edhe kur ai ende luante këtu dhe unë në Milano. Më tregoi për historinë e klubit dhe të qytetit. PSG më bëri të ndihem i rëndësishëm, menjëherë ndjeva besimin që ata kishin tek unë. Jam më se i sigurt në zgjedhjen që bëra. Unë luaj me shokë të jashtëzakonshëm dhe klubi ka ambicie të mëdha.

Ndarja e dhomës së zhveshjes me lojtarë si Messi, Mbappe dhe Neymar po na detyron të bëjmë më të mirën edhe në stërvitje. Sigurisht që ka shumë presion, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë, kështu që ne thjesht mendojmë të punojmë për të bërë mirë në çdo garë dhe të përpiqemi të fitojmë Champions Ligën”, përfundoi Donnarumma. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *