Histori e veçantë nga Franca: Monako firmos me një futbollist që në kontrollet mjekësore e nxorën të dëmtuar. Si ka mundësi?
Uilliam Vankër është një mesfushor 30-vjeçar i cili pjesën e parë të sezonit luajti tek Antaliaspori, por dëshira për t’u kthyer në Francë ishte tepër e madhe dhe nuk mund ta ndalte as një dëmtim i pësuar në vjeshtë.
Ish-futbollisti i Romës dhe Marsejës ndër të tjera kreu kontrollet te Monako, por doli me probleme fizike.
?? ????????????? ?? Transfert de William Vainqueur finalisé ?? pic.twitter.com/qRscyPqNhU
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) January 12, 2019
Gjithçka e anuluar, për momentin, por të shtunën Monako e zyrtarizoi afrimin e lojtarit: huazim deri në fund të sezonit.
Sipas mediave franceze, gjithçka ka ndodhur për shkak se mesfushori i tha Monakos: “Vij falas, nuk paguhem derisa të luaj rregullisht dhe të jem 100%”. U tha u bë, Monako gjen mesfushor tjetër pas Fabregas.