Luis Suarez nuk do e harrojë lehtë ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Perusë. Dy kombëtaret latine luftuan me njëra-tjetrën për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës.
Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, ndërsa fati i penalltive ju buzëqeshi peruanëve. Nëtë gola të shënuar dhe vetëm një gabim, ai i sulmuesit të Barcelonës. 32-vjeçari shpërtheu në lot pas eliminimit të dhimbshëm të djemve të Oskar Tabarez, të cilët ishin ndër pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut të madh.
“Dëshiroja të godisja lart dhe fort, por ndodhi vetëm e dyta. Pavarësisht eliminimit tonë, mund të them që ky rezultat nuk ishte aspak i drejtë”, thekson Suarez, i cili goditi fort, por gjuajtja e tij ishte pothuajse tokazi dhe portieri i Perusë kreu një pritje të bukur.
?? LUIS SUÁREZ: “En el penalti le quise pegar arriba pero fuerte. A pesar de haber perdido, este resultado es injusto” pic.twitter.com/ZrppEP3IzV
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 30, 2019