Kukësi, pasi nuk ka bërë asnjë punim në stadiumin “Zeqir Ymeri”, është detyruar që sezonin e ardhshëm të luajë në Shkodër. Verilindorët e kanë nisur me ndeshjet e kupave të Europës, ndërkohë që do të luajnë gjithë kampionatin si pritës në stadiumin “Loro Boriçi”.
Veç kuksianeve, edhe Laçi do të luajë në këtë stadium si pritës, por vetëm në rast se do të kualifikohen për në turin e tretë të Europa League. “Sport Ekspres” mëson se drejtuesit kurbinas kanë regjistruar në UEFA pikërisht këtë stadium për turin pasardhës.
Ndeshjen e kthimit me Molden do e zhvillojnë në stadiumin e tyre, pasi i plotëson kushtet për të luajtur një ndeshje të raundit të dytë të Europa League. Bardhezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje të një niveli të tillë edhe më parë.
Kundër Zoria Luhansk është luajtur pikërisht në stadiumin e Laçit. Ukrainasit fitonin në verën e vitit 2014 me rezultatin 0-3. Në Ukrainë ndeshje e kthimit përfundoi sërish me fitoren e Zorias, por me rezultatin e ngushtë 2-1.