Laçi-Molde, dueli i filozofive të njëjta / Davidi perballë Goliathit

Laçi kaloi me shumë meritë ekipin e Anorthosist në turin e parë të Europa Leagues. E priste ndonjë? Askush, as presidenti i kurbinasve, Pashk Laska. Skuadra laçiane realizoi një mrekulli dhe tenton ta bëjë sërish në turin e dytë të Europa Leagues. Shorti nuk u tregua aspak dashamirës me skuadrën e Besnik Prengës, pasi i vuri përballë Moldes. Ekipi norvegjez ka shumë diferencë me Laçin, që nga buxheti e deri te përbërja e lojtarëve.

Në fakt, të shohësh me vëmendje të dy skuadrat do të kuptosh se kanë një filozofi thuajse të njëjtë. Laçi i beson shumë të rinjëve dhe synon që të shesë ndonjë prej tyre. Molde është në të njëjtën linjë, futbollistë të rinj, cilësorë dhe t’i shesin në Europë. Nëse sheh moshën mesatare të ekipeve do të surprizohesh nga të dy skuadrat. Laçi ka një moshë mesatare 22.7 vitesh, ndërsa norvegjezët e kanë 24.9 vitesh.

Diferenca ndërmjet dy ekipeve në cilësinë e grupit janë të mëdha. Lojtarët e kundërshtarit të kurbinasve vlejnë 9.86 milionë euro, ndërsa kurbinasit janë modestë me 3.65. Diferencat janë të frikshme. Futbollisti më i shtrenjtë i Moldes kap shifrën e 1.13 milionë eurove, Pavel Cibicki. Lojtari më i shtrenjtë i Laçit është kapiteni Gentian Selmani që kap vlerën e 485 mijë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online