Në Shkodër ka edhe një çështje tjetër për t’u zgjidhur dhe lidhet me stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia e Shkodrës së fundmi ka kërkuar nga FSHF që të marrë në dorëzim stadiumin, por ka një problem në lidhje me dokumentacionin, që nuk është i plotë.
“Star Plus Tv” raporton se mungojnë leja e ndërtimit dhe akti i kolaudimit, por edhe të tjera dokumentacione, që mbajnë peng kalimin e “Loro Boriçit” në duart e Bashkisë Shkodër.
FSHF nga ana tjetër ka qenë e qartë, teksa më 11 korrik i ka dërguar një shkresë Bashkisë Shkodër. Këtij institucioni i janë ofruar dy variante: ose ta marrë Bashkia përsipër menaxhimin, ose vetë FSHF-ja.