Lokomotiva e Zagrebit mundi 8 – 2 amatorët e NK Karlovaç në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme. Dy prej golave të kësaj ndeshje u shënuan nga futbollistët shqiptarë, Enis Çokaj dhe Albian Marku.
Mesfushori Çokaj është pjesë e ekipit kroatit prej thuajse dy vitesh, ndërsa në janar u huazua te Laçi ku zuri një vend stabël në formacionin e kurbinasve. Sulmuesi 19-vjeçar Marku i është bashkuar rishtas Lokomotivës dhe për momentin ndodhet në provë.
Të dy lojtarët kanë qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Shkëndijës së Tiranës. Lokomotiva e Zagrebit i beson prej vitesh produkteve të shkollës së mjeshtërisë “Loro Boriçi”, ku emri që spikat më shumë është ai i Lirim Kastratit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është tani një prej lojtarë bazë i ekipit të parë të Lokomotivës.