Lokomotiva e Zagrebit është zhvendosur në Holandë, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Klubi kroat ka në përbërje disa shqiptarë dhe të tjerë pritet të bashkohen me ekipin e të rinjve këtë verë.
Momentalisht jashtë gjashtë futbollistë që janë nën urdhrat e stafit teknik. Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati vjet ishin ndër më të spikaturit, ndërkohë që tanimë i janë bashkuar edhe dyshja e huazuar te Laçi, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj.
Qendërmbrojtësi dhe mesfushori do të duhet të tregojnë vlerat e tyre në fazë, në mënyrë që të mbeten në ekip. Ndryshe do të huazoheshin sërish. Një tjetër lojtar që i është bashkuar ekipit të parë është Indrit Tuci.
Trekuartisti provoi të debutonte në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe tanimë është marrë në fazë. Risia është sulmuesi Albion Marku, i cili prej disa kohësh po testohet dhe do të jetë edhe në fazë me Lokomotivë. Ai është produkt i Shkëndijës së Tiranës, sikurse Kastrati, Mersinaj dhe Çokaj.