Gjasula i kthehet periudhës së vështirë me Hamburgun, autokritika e mesfushorit: Luajta një sezon të dhj***

Klaus Gjasula do të jetë përsëri pjesë e Bundesligës së Gjermanisë. Mesfushori siguroi ngjitjen në elitë me Darmshtadtin, ku ka kaluar dy sezone mjaft pozitive pas largimit nga Hamburgu. “Gladiatori” shqiptar i është kthyer sërish periudhës kur ishte pjesë e Hamburgut, me të cilët gjërat nuk i shkuan ashtu siç i kishte planifikuar. Në intervistë me “Kicker”, Gjasula bën autokritikë dhe fajëson veten për sezonin e dobët që kaloi me klubin e njohur gjerman.

“Unë tashmë mund ta klasifikoj si duhet vitin tim në Hamburg. Nuk kam qenë preja e askujt dhe as më kanë bërë padrejtësi. Kam luajtur një sezon të dhj***. Kështu është në një klub si Hamburgu, nëse nuk funksionon menjëherë, rrallë të jepet një shans i dytë. Do të doja të kisha rastin të rregulloja sezonin e parë. Por unë gjithashtu e di se ka lojtarë të tjerë që kanë pasur një përvojë të ngjashme. Jam plotësisht i lumtur që erdha në Darmshtadt. Ndryshe nuk do i kisha përjetuar këto dy vitet e fundit të bujshme”, ka thënë Klaus Gjasula./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online