Lojtari shqiptar i dalë nga shkolla e Interit, zbulohet ekipi italian që kërkon Armand Radën nga Renate

Renate është duke kryesuar kampionatin në Serinë C, ndërsa në përbërje ka shumë futbollistë shqiptarë si Erald Lakti, Armand Rada dhe Elvis Kabashi. Për këtë të fundit është përfolur se ka interes edhe nga ekipe të Serisë A pasi ka lënë përshtypje shumë të mira me paraqitjet e zhvilluara deri tani te Renate, për të fituar interesin e skautëve të shumë klubeve italiane.

Ndërkohë për Armand Radën ishte përfolur më herët një interesim që vinte kryesisht nga Serie B, ndërsa në orët e fundit u zbulua edhe emri konkret. Mesfushori shqiptar është formuar në shkollën e Interit, ndërsa për “Sport Ekspres” do të shprehej se ëndërra e tij më e madhe është një rikthim si zikaltër.

Kjo i përket planeve të largëta dhe Rada ka gjithë kohën në dizpozicion për të përmbushur qëllimet e tij, me të tashmen që e rikthen disi me këmbë në tokë. Në orët e fundit është raportuar në mediat italiane se është gjetur dakortësia e Cittadelës për të marrë shërbimet e Radës. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse do të ketë një zyrtarizim të kësaj marrëveshje, ndërsa Cittadela është aktualisht në vendin e pestë në Serinë B dhe një nga ekipet që kërkon të sigurojë një vend në “Play-Off” për të kërkuar biletën e Serisë A. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online