“Lëmë fushën me kokën lartë”, Pioli nuk e bën dramë: Na mundën ata që kanë fituar për 9 vite

Milani ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat teksa është mundur nga Juventusi në shifrat 1-3. Kuqezinjtë krijuan shumë volum loje dhe mundësi shënimi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kishte vetëm një “pronar” në fushën e blertë.

Padyshim që në këtë përballje ka fituar më i miri dhe fituesi është përgëzuar. Nga ana tjetër, trajneri i Milanit, Pioli, nuk mund ta bëjë dramë këtë humbje. Pavarësisht se do të ishte një mundësi fantastike për skuadrën e tij që të bënte një shkëputje më të madhe në kryesim pas gabimit të Interit, Pioli ka kujtuar se në mbrëmjen e sotme kanë humbur ndaj kampionëve që po sundojnë Italinë.

“Futbollistët tanë janë shumë të dëshpëruar, por largohemi me kokën lartë dhe sigurisht, me ndjenja shumë të këqija nga kjo humbje. Në fundin e lojës, duke luajtur në një mënyrë të tillë, nuk kemi asnjë peng. Leao është rritur shumë si lojtar dhe e ka futur shumë në ankth mbrojtjen e Juventusit. Megjithatë ka ende disa gjëra për të përmirësuar në mënyrë që të jetë më “i keq” përpara zonës, por mund të them se po jep kontribut për Milanin si kurrë më parë. Sinjal i një lojtari me vlera të mëdha. Nuk ka dramë pasi humbëm ndaj atyre që kanë fituar për 9 vite në Itali”, ka thënë Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online