E mbyllur/ Albion Avdijaj lë Tiranën për Vllazninë, Djarmati flet edhe për rastin Sindrit Guri

Albion Avdijaj ka bërë zgjedhjen e re në karrierë duke braktisur Tiranën, për t’iu bashkuar Vllaznisë. Pasi nuk arriti kurrë që të përmbushte pritshmëritë me bardheblutë, sulmuesi shqiptar kërkon të transformohet me Brdariç, që ka punuar më herët në Gjermani.

Ndërkohë Djarmati pasi ka sqaruar formulën e afrimit t? Avdijajt, nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin Sindrit Guri, duke akuzuar mediat për shpërndarjen e lajmeve të pavërteta.

“Avdijaj është lojtar i yni. Ka prishur kontratën me Tiranën dhe ka ardhur te ne si lojtar i lirë. Është njohje e vjetër e trajnerit. Kane bashkëpunuar bashkë në Gjermani dhe shpresoj ta harrojë sa më shpejt atë që kaloi te Tirana. Nuk dua që çdo ditë të shpjegoj lajmet e rreme të medieve.

Sindrit Guri? Ai luan në Belgjikë dhe të vijë në Shqipëri të luajë në të tilla kushte? Nuk është e vërtetë dhe u kërkoj ndjesë njerëzve për të tilla njerëz. Ka shumë lajme që lexojmë dhe nuk janë të vërtetë, më telefononi dhe ua jap lajmin të saktë. Ka edhe medie kryesore, që marrin lajme nga faqe interneti”, tha Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online