Lojtari shqiptar çudit gjermanët, vjen për tu martuar dhe të nesërmen luan titullar në fushë

Futbollisti shqiptar nga Drenica, Liridon Rrecaj ka pushtuar portalet gjermane, teksa ka bërë një veprim të pazakontë. 29-vjeçari që mbron ngjyrat e SC Ichenhausen, javën që shkoi u rikthye në Drenicë për të kurorëzuar martesën e tij.  Pasi ka përfunduar dasmën, në orën 14:00, Rrecaj është nisur menjëherë në Gjermani për të luajtur ndeshjen ndaj FC Memmingen ll ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-1.

E gjitha ndodhi brenda 24 orëve, çka ishte e padëgjuar për sportin e futbollit. Skuadra gjermane i ka dhënë leje Liridonit të kthehet në Drenicë dhe të shpenzojë kohë me bashkëshorten e tij. Portieri kosovar doli fitimtar si brenda fushës dhe jashtë saj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online