VIDEO/ Sezoni i ri edhe për presidentin e Shqipërisë, videot e Ilir Metës me ekipin e Celtic marrin jehonën e madhe

Nëse do të hapim profilin e Ilir Metës në “Tëitter”, me siguri që do të ketë vend për pak dyzime për të kuptuar rolin e vërtetë të tij: “Presidenti i Shqipërië apo…Presidenti i Celtic”. Sigurisht që mes batutës, por e vërteta e madhe është se reagimet që Meta merr pas një video të hedhur në golat e ekipit skocez, nuk mund të arrihen kurrsesi nga kryerja e punëve dhe komunikimet e shpërndara për njerëzit si president i Shqipërisë.

Për të gjithë tifozët e Celtic, Ilir Meta është një emër i njohur dhe shumë i dashur për ta. Në profilin e tij në “Tëitter” janë të shumta shpërndarjet e postimeve rreth Celtic, shpeshherë duke postuar edhe i pari golat e realizuara nga kjo skuadër me video, që mund të gjenden me shumë vështirësi në faqe të tjera.

Por si ka lindur e gjitha kjo? Vetë Meta e ka shpjeguar më para arsyen se përse po vazhdon me këtë traditë. “Takova disa tifozë të Celtic në Bosnjë-Hercegovinë në qershor. Po ecja në qendër të qytetit me delegacionin tim dhe shohim një grup të madh njerëzish, të cilët ishin kthyer nga ne dhe këndonin në kor me birra në duar e na përshëndesnin. Unë sapo pashë se kishin veshur bluza të Celtic vendosa të kthehesha drejt tyre pa e ditur se atë natë Celtic kishte ndeshje në Sarajevë.

Iu prezantova, duke u thënë që isha një mik i Rudi Vatës dhe ata më kërkuan foto e video bashkë. Për koincidencë atë ditë mbaja dhe një kollare me ngjyrën e fanellës së Celtic! Ditën tjetër në drekë zëdhënësi im, Tedi Blushi, më thotë se kemi shumë reagime në Tëitter nga fansat e Celtic, të cilët na falënderonin për takimin dhe që ishim fatsjellës”, do të shprehej Meta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online