Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Romës, transferimi i sjell kuqezinjve edhe rekordin

Florenzi tek Milan është e kryer. “Sky sport“ bën të ditur se marrëveshja mes Romës dhe kuqezinjve është arritur, ku këta të fundit do të paguajnë 1 milion euro për huazimin e tij dhe 4.5 milion euro në fund të sezonit nëse do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes. Me këtë transferim, rekordet tek Milani vazhdojnë të rriten.

Tashmë Milani ka në organikë tre lojtarë që kanë fituar çmimin e golit më të bukur në botë (Puskas). Ibrahimoviç ndaj Anglisë me fanellën e Suedisë, Oliver Giroud me Arsenalin dhe Florenzi me golin e shënuar ndaj Barcelonës janë lojtarët që do t’i japin Milanit këtë rekord të pa arritur më parë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online