Lojtari shqiptar befason Zvicrën, refuzon ftesën e Kombëtares helvete

Në Zvicër kanë mbetur të befasuar nga Ardon Jashari. Mesfushori i Lucernës ka refuzuar ftesën e Kombëtares U21 për ndeshjet e muajit nëntor. Lojtari shqiptar nuk ka dhënë arsye për vendimin e tij, ndërsa trajneri i klubit ku ai luan ka mohuar të ketë pasur pengesë prej tyre.

Jashari është kapiteni i Lucernës dhe shihet si një nga talentet më premtuese në Zvicër. 21-vjeçari ishte pjesë e ekipit të parë të Kombëtares helvete në Kupën e Botës që u zhvillua vitin e shkuar në Katar. Ende mbetet një mister arsyeja përse Jashari i ka thënë “jo” Zvicrës U21./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online