Lojtari nuk simuloi, trajneri i Shalkes e qorton haptazi

Simulimet kanë qenë dhe do të mbeten një pjesë e pandashme e futbollit. Megjithatë është detyra e trajnerëve të çfarëdolloj niveli që edukojnë futbollistët e tyre për t’i qëndruar këtyre hileve të futbollit. Megjithatë, në praktikë nuk ndodh kështu.

Shembulli më i fresktë na vjen nga kampionati gjerman, ku trajneri i Shalkes Domeniko Tedesko përdori si justifikim për humbjen 3 – 0 ndaj Frankfurtit, faktin që lojtari i tij Bril Embolo nuk simuloi pas një kontakti me mbrojtësin e argjentinas Abraham.

“Ai duhet të rrëzohej në tokë, s’ka rëndësi nëse do ishte e drejtë ose jo”, tha tekniku italo-gjerman në intervistën pas përfundimit të takimit. Menjëherë pas kësaj deklarate kanë vërshuar kritikat drejt teknikut 33-vjeçar, vendi i të cilit si trajneri i Shalkes është gjithnjë e më shumë në rrezik Shalke .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *