Andi Zeqiri zgjodhi të ishte pjesë e Kombëtares së Zvicrës. 21 vjeçari kishte mundësinë për të qenë titullar me përfaqësuesen e Kosovës, por deklaroi se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për fanellën “helvete”. Teksa ishte duke pritur ftesën e trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviç, Zeqiri nuk u grumbulla për Euro 2020.
Megjithatë Zeqiri nuk u prek nga ky vendim, duke thënë se shumë shpejt do të luajë për fanellën e Zvicrës. Nga ana tjetër, në Kosovë janë akoma duke shpresuar që 21 vjeçari të zgjedhë të luajë me përfaqësuesen dardane. Ramush Gashi, ndihmës trajner te Kosova u shpreh se Kosova e ka derën e hapur ende për Zeqirin.
“Është fakt që Andi i premtoi Zvicrës, por Andi i ka dyert e hapura te Kombëtarja e Kosovës dhe shpresoj që do të bashkëngjitet, jo vetëm ai por edhe shumë të tjerë. Kemi disa lojtarë që luajnë të U21-shi i Zvicrës që shumë shpejtë do t’i bashkohen kombëtares tonë. Për neve është shumë mirë që Andi nuk ka shkuar në kampionatin evropian. Mendoj që tani e tutje do t’i bashkangjitet kombëtares tonë” deklaroi Gashi në Supersport. /Sport Ekspres/