VIDEO/ Trendi i Europianit! Yarmolenko i merr pijet pas Maqedonisë: E pashë Ronaldon dhe Pogban, më kontaktoni mua

0

Trendi i këtij Europiani është reagimi i futbollistëve në konferencën për shtyp me sponsorët zyrtar. Menjëherë pas Kristiano Ronaldo zgjodhi që të largonte Coca-Cola që ndodhej përpara tij, duke i bërë thirrje të gjithëve që të konsumonin vetëm ujë, ka ardhur edhe reagimi i njëjtë i Pogba.

Ky i fundit largoi birrën Heineken nga tavolina. E për t’iu kundërpërgjigjur këtyre dy rasteve ka menduar me humor sulmuesi i Ukrainës, Yarmolenko. Pas fitores me Maqedoninë e Veriut dhe në humorin e duhur, futbollisti zgjodhi që të merrte Coca-Cola dhe Heinenken që të shfaqeshin dukshëm për syrin e shikuesëve dhe i bëri thirrje që t’i vijnë si sponsor personal në një moment që po braktisen. “E pash Ronaldon dhe Pogba. Unë dua të vendos këto pije këtu. Djema më kontaktoni mua”, tha mes të qeshurave Yarmolenko. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.