Lojtari i Realit arrin marrëveshjen: Katër muaj burg dhe gjobë

Në Spanjë taksat për futbollistët janë shumë të larta, sidomos për ata që përfitojnë shifra të çmendura. Nëse pak kohë më parë u kujtohet ishte dhe Leonel Mesi, i cili ishte në bankën e të akuzuarve për evazion fiskal, tani është radha e një lojtari të Realit.

Bëhet fjalë për brazilianin Marselo, i cili po ashtu nuk i ka paguar taksat dhe normalisht kjo nuk u ka kaluar pa vënë re inspektorëve, të cilët i kanë hapur një dosje. Sicc raporton dhe “El Mundo”, lojtari i kombëtares së Brazilit e ka pranuar vendimi për katër muaj burg si dhe për një gjobë prej 753.000 eurosh. Këtu përfshihen taksat e mospaguara si dhe kamata e vonesës, por dhe një shifër për mashtrim.

Sa i përket të muajve burg, është normale që lojtari nuk do të shkojë asnjë ditë pas hekurave, pasi ka mundësinë që ta shlyejë duke paguar një shifër jo pak të kripur, por që është normale për të. Ky nuk është rasti i vetëm në Spanjë, pasi shumë futbollistë tentojnë që të fshehin të ardhurat e tyre vetëm e vetëm që të shmangin taksat e larta që duhet t’i japin shtetit të Spanjës, që në këtë pikë është shumë strikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online