E FUNDIT/ Një tjetër italian dështon! Derbi “të ha kokën”, Adolfo Sormani largohet përfundimisht nga Partizani

0

Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner te Partizani! Është ky vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit të kuq që nuk e kanë përtypur dot vendimin e trajnerit për ta braktisur ekipin në një ndeshje derbi. Në shumë raste kur këto dy ekipe përplasen me njëra-tjetrën, kemi rrezikimin dhe shkarkimin e trajnerit humbës.

Por këtë herë ka ndodhur një rast më i rrallë, kur Sormani braktisi skuadrën duke mos u paraqitur në stol me justifikim e frikës për jetën nga pandemia. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesëve të Partizanit për ta kthyer në Itali. Sipas asaj që është raportuar te “Rubrika Sportive” do të kemi në orët në vazhdim edhe zyrtarizimin e vendimit për shkarkimin e Sormanit, ndërsa vendin e tij do ta marrë përkohësisht Kalari. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.