Lojtari i Kombëtares tregon cili është sekreti i Silvinjos: Nuk e ka bërë asnjë tjetër më parë

Kombëtarja shqiptare është vetëm një pikë larg kualifikimit për në Euro 2024 dhe padyshim që një duartrokitje e madhe shkon për Silvinjon. Braziliani ka ndryshuar tërësisht lojën e kuqezinjve, gjë që dallohet lehtë në ndeshjet e zhvilluara nga ekipi ynë kombëtar. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, Arlind Ajeti ka zbuluar edhe sekretin e suksesit të Silvinjos. (Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë).

“Një gjë që Silvinjo e ka më shumë se të tjerët është që është shumë detajist. Një aksion që ke pasur ti në klub ta tregon ty direkt për të përmirësuar gabimin. Atë gabim ta tregon me detaje, si në kornet, në goditjet standarte. E ke gjithmonë me detaje, një hap më majtas, një hap më djathtas, që ndoshta dikush tjetër nuk i sheh. Mundohet t’i kontrollojë ato detaje edhe me milimetra ndoshta. Deri tani kemi sukses kështu”, ka thënë Arlind Ajeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online