“Partizani s’ka ku gjen trajner më të mirë se Abilaliaj”, Bicaj veçon bardheblutë: Tirana ka ekipin më të mirë, do kthehen te fitoret e njëpasnjëshme

Ditmar Bicaj ka folur mbi ecurinë e “Abissnet Superiore”-s deri në këto momente. Ish-futbollsiti i Partizanit, në instervistën e dhënë për “Sport Focus”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, ish-futbollisti i Partizanit është ndalur te dy ekipet e kryeqytetit. Bicaj veçon Tiranën si ekipin më të kompetuar në kampionatin shqiptar, ndërsa për të kuqtë shprehet se nuk mund të gjejnë një trajner më të mirë se Abilaliaj.

“Tirana ka ekipin më të mrië, ka kualitetet më të mira, sidomos në fazën offensive. Nuk do lë as skuadrën e Egnatias. Do të thoja që këto dy ekipe, me pjesën ofensive, janë dy ekipet që bëjnë diferencën. Te Tirana, po t’i marrësh si individë, të gjithë do bashkohen me mendimin tim. Është ekipi që ka kualitetet më të mira. Por duke qenë se po kalon një ngërç si psikologjik, por edhe trysnie shumë të madhe, Tiranën do ta shikojmë kur të jetë e qetë. Tirana besoj se e ka kaluar momentin jo dhe do i kthehet fitoreve të njëpasnjëshme.

Partizani ka marrë 9 pikë në minutat 92, 94. Ka marrë 9 pikë in extremis. Drejtorit Abilaliaj dua t’i uroj suksese. Trajner më të mirë Partizani s’ka ku të gjejë. Ishte drejtor dhe e pamë me skepticizëm se si do e bëjë. Por drejtori tani po bën edhe trajnerin. Kështu si e ka nisur Abilaliaj, do ta marri stafetën deri në fund. I uroj shumë suksese.”, ka thënë Ditmar Bicaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online