Lojtarët me më shumë kile në Serinë A! E vetmja mënyrë, Vedat Muriqi barazon Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukakun

Vedat Muriqi erdhi me shumë bujë te ekipi i Lacios pasi kishte shkëlqyer me Fenerbacen në Turqi. I provuar në një ekip të njohur të Europës, pritshmëritë ishin të mëdha për të në Serinë A. Megjithatë afrimi te kryeqytetasit italian rezultoi si dështim i madh për Igli Taren.

Pavarësisht krahasimeve të shumta që erdhën me Zlatan Ibrahimoviç në nisjen e këtij sezoni, Muriqi nuk arriti për asnjë moment që t’i afrohej suedezit. Këtë e ka bërë vetëm së fundmi në bazë të renditjes që ka nxjerrë Calciomercato, por atje bëhet fjalë vetëm për peshën.

Vedat Muriqi është në pesë lojtarët që peshojnë më tepër në Serinë A. Sulmuesi shqiptar peshon 92 kile, duke përmbyllur listën me emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. /Sport Ekspres/

Lojtarët që peshojnë më shumë në Serinë A

Vedat Muriqi 92 kile

Audano Soumaoro 93 kile

Romelu Lukaku 94 kile

Zlatan Ibrahimovic 95 kile

Antonio Donaruma 96 kile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *