“Lojtarët i kanë karikuar bateritë për Poloninë“, Zabaleta shpjegon zgjedhjet e Silvinjos: Na duheshin këmbët e freskëta të Uzunit

Pablo Zabaleta ka folur për mikrofonin e emisionit “Kuq e Zi“ në “Supersport“, ku ka sqaruar zgjedhjet e bëra nga trajneri Silvinjo. Zëvendës trajeri i Kombëtares shqiptare shpjegon se Berisha nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, për këtë arsye në portë do të zbresë nga minuta e parë Strakosha. Pavarësisht se lojtarët shpenzuan shumë energji pak ditë më parë kundër Çekisë, Zabaleta beson se futbollistët i kanë karikuar bateritë e tyre për Poloninë.

“Berisha ishte sëmurë mbrëmjen e djeshme, deri sot pasdite. Për këtë arsye nuk është sot në fushë. Është e vërtetë që Seferi shpenzoi shumë energji në ndeshjen me Çekinë. Kishim nevojë për pak këmbë të freskëta, për këtë arsye bëmë zëvendësim kokë më kokë me Uzunin. Është e vështirë që ishte një ndeshje e vështirë, sepse Republika Çeke është një skuadër shumë e fortë fizikisht. Por qasja e lojtarëve është e duhura. Vërtetë kanë shpenzuar shumë energji, por i kanë karikuar bateritë e tyre dhe janë gati të luajnë sot në fushë. Do të luajmë njësoj si gjithmonë. “, është shprehur Pablo Zabaleta./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online