“Loja do të tregojë gjithçka”, trajneri i Bates ankohet për temperaturat: Këtu ka një valë të nxehti çdo ditë

Partizani do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisovit. Trajneri i skuadrës bjelloruse është paraqitur sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku është shprehur se shpreson që ekipi të dalë në lojën e tij. Ndërkohë temperaturat aktuale në Hungari kanë qenë i vetmi shqetësim i Kirill Alshevsky-t.

“Shpresojmë që përgatitja të rezultojë e frytshme. Nga ana fizike, shpresojmë që edhe ne të dukemi mirë. Djemtë kishin kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar. E vetmja gjë është se në Hungari tani ka një valë të madhe të nxehti çdo ditë. Na vjen mirë që kemi kushte të shkëlqyera. Ndihemi mirë në hotel. Ne mund të përdorim të gjitha mjetet e mundshme për rikuperim pas stërvitjes. Shpresoj që ta sjellim skuadrën në gjendje të mirë në lojë.

Nuk ka ndryshime të mëdha. Për sa i përket rrjedhës së takimit, shpresojmë të tregojmë lojën tonë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, atëherë në parim mund të llogarisim në një rezultat të pranueshëm për ne. Loja do të gjykojë dhe do të tregojë. Gjëja kryesore është që djemtë të jenë të sigurt në vetvete dhe të demonstrojnë të gjitha cilësitë e tyre më të mira”, tha Kirill Alshevsky./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online