VIDEO/ Muriqi hedh thesin e boksit në tokë me një grusht, Majorka tregon forcën e “piratit”: Mos u përpiqni ta bëni si Vedati

Majorka ka shpërndarë ditën e sotme një video në faqen zyrtare në “Twitter”, në të cilën tregon forcën e Vedat Muriqit. Lojtarët kanë zhvilluar një seancë stërvitore në palestër, ku nuk kanë munguar as shfaqjet e forcës. Në videon e publikuar nga klubi spanjoll shihet Vedat Muriqi së bashku me njërin prej shokëve të skuadrës pranë një thesi boksi të qendrueshëm.

Goditja e parë vjen nga futbollisti i Majorkës, që thjesht arrin ta lëkundë thesin e boksit. Më pas, ai që e provon është Muriqi. Mjafton një gjuajtje e tij për të hedhur përtokë thesin e boksit. “Mos u përpiqni ta bëni si Vedat Muriqi”, shkruan klubi Majorka, teksa shpërndan pamjet në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online