Filipe Kutinjo është lënë jashtë skuadre për ndeshjen e sotme në turin play-off në Champions League, që Liverpuli do të luajë në Gjermani, kundër Hofenhajmit. Mesfushori 25-vjeçar ka dorëzuar një kërkesë për largim para disa ditësh, por The Reds kanë refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Barcelona. Edhe të shtunën në ndeshjen hapëse të Premier Ligës Kutinjo mungoi për një dëmtim në shpinë, ndaj te Liverpuli mungesën e tij në Gjermani nuk e trajtojnë si një problem mes lojtarit e klubit.
Klop – “Asgjë nuk ka ndryshuar, si nga ana jonë, ashtu edhe nga ana tjetër, Kutinjo nuk është në dispozicionin tonë për momentin, ai është problemi i vetëm që mund të trajtojmë. Ai nuk mundet të luajë për probleme fizike dhe natyrisht është një goditje e rëndë për ne. Ka disa ditë kështu, ndaj kemi pasur kohë ta përgatitim ndeshen kundër Hofenhajmit pa atë, ashtu si edhe pa Lalanën dhe Starixh”.
Lista anti-Honfehajm
Aleksandër-Arnold, Moreno, Lovren, Milner, Uijnaldum, Henderson, Xhan, Mane, Salah, Firmino, Kent, Solanke, Origi, Gomez, Klavan, Flanagan, Robertson, Matip, Grujiç, Minjole, Karius, Uord.