Liverpuli ka zyrtarizuar lëvizjen e parë në dalje. Sulmuesi Dominik Solanke ka mbyllur bashkëpunimin me të kuqtë, një vit e gjysmë mbasi u prezantua në “Anfield”. Ekipi i ri 21-vjeçarit do të jetë Bornmuthi.
Skuadra nga jugu i Anglisë, ka shpenzuar plot 20 milionë euro për ta bërë të vetin sulmuesin, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Çelsit dhe Viteses. Në këtë sezon të Premier League, Solanke nuk ishte kurrë pjesë e listës së të grumbulluarve të Liverpulit dhe ishte e qartë që “divorci” ishte zgjidhja perfekte për të dyja palët.
Welcome, @DomSolanke ?
He’s joined the club on a permanent long-term deal ??#afcb ?https://t.co/YTcI1geDx1
— AFC Bournemouth (@afcbournemouth) January 4, 2019