LIVE, ndeshjet e Superiores/ Vllaznia e nis flakë me Brdariç dhe po fiton kundër Egnatias, Daci ndëshkon në minutën e fundit Kukësin (VIDEO)

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Egnatias dhe Vllaznisë në shifrat 0-1. Një fillim i mirë me trajneri e ri, të rikthyerin Brdaric. Në minutën e 11 të takimit, Xhemajli do të ndëshkohej me karton të verdhë pas faulli që i shkaktoi Krymit, ku i shkeli këmbën mesfushorit shkodran.

Cjapi u thirr nga VAR dhe ndëshkoi mbrojtësin vendas me karton të kuq, duke kthyer vendimin. Në minutën e 38 të takimit do të vinte goli i Vllaznisë, teksa pas krosimit të Smajlit, topi do të devijohej dhe u dërgua në rrjetën e Alen Sherrit. Nga krahu tjetër ndeshja mes Kukësit dhe Teuta është mbyllur në shifrat 0-1 në pjesën e parë, teksa Daci shënoi në minutën e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Egnatia
byu/Albaniafootball insoccer