Video që është shpërndarë gjerësisht në Turqi! E nxori huq në çdo lëvizje, Ernest Muçi turpëroi polakun e Fenerbahce

Ernest Muçi vazhdon që të jetë një titullar i padiskutueshëm te Beshiktashi. Në ditën e djeshme, sulmuesi i Shqipërisë ka luajtur kundër Fenerbahce. Në këtë takim Muçi nuk ka lënë gjurmë me asist apo me gol të shënuar.

Megjithatë në një moment ka arritur të turpërojë futbollistin kundërshtar, polakun Szymanski. Ky i fundit ka bërë katër ndërhyrje të palejuara ndaj Mucit në një rast të vetëm, pasi shqiptari po e nxirrte huq me çdo lëvizje trupi të papritur. Kjo video është komentuar shumë për shkak të aftëisve të Mucit dhe faktit se arbitri e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë. /Sport Ekspres/