LIVE, ndeshjet e Superiores/ Mbyllen pjesët e para! Teuta po mund Egnatian dhe Erzeni po fiton, njihuni me shifrat e Vllaznia-Dinamo dhe Partizani-Skënderbeu

Pak minuta më parë janë mbyllur pjesët e para te ndeshjet e Superiores. Të gjitha këto përballje po zhvillohen në të njëjtin orar dhe kanë nisur në 16:00. Megjithatë deri tani nuk ka pasur shumë spektakël dhe gola. Teuta po kryeson ndaj Egnatias me shifrat 1-0 falë golit të Jazxhi në minutën e 11. Nëse do të arrijnë të fitojnë, durrsakët e shohin veten jashtë zonës së rrezikut. Erzeni po fiton ndaj Kukësit në shifrat 1-0 falë golit të Blazevic, por është një rezultat që duket se nuk i bënë shumë punë. Të gjitha takimet e tjera janë në shifrat 0-0.

Laçi-Tirana 0-0

Teuta-Egnatia 1-0 Jazxhi 11’

Erzeni-Kukësi 1-0 Blazevic 22’

Vllaznia-Dinamo 0-0

Partizani-Skënderbeu 0-0