Interi nuk trembet nga befasia e shpejtë e Fiorentinës, Lautaro Martinezi përmbys shifrat në finalen e Kupës së Italisë

Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së Kupës së Italisë. Sfida nisi me një befasi të madhe për Interin, që e gjeti veten në disavantazh që në minutën e tretë të takimit. Gonzalez e dërgoi topin në rrjetën e zikaltërve, duke ndezur ndeshjen pa nisur ende mirë.

Por Interi nuk i është trembur avantazhit të hershëm të Fiorentinës. Lautaro Martinezi ka përmbysur shifrat në 1-2 me dy golat e tij. Argjentinasi barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa në të 37-n i dha epërsinë skuadrës së tij. Pas vërshëllimës së arbtrit lojtarët i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, për pushuar përpara nisjes së pjesës së dytë të lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *