Litshtajner i lodhur me stolin: Mund të tërhiqem nga futbolli!

Mbas shtatë sezoneve me Juventusin, ku ishte një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, Litshtajner u transferua gjatë verës tek ekipi i Arsenalit. 34-vjeçari nuk po luan dhe ka përfunduar në stol. Rivaliteti me Belerin është i fortë, por zvicerani është mësuar të vrapojë pafund në krahun e djathtë dhe e vuan stolin. Në një prononcim për “Sport.ch”, Litshtajner nuk e fsheh mundësinë e largimit nga futbolli, nëse nuk do arrijë të jetë lojtari që të gjithë njohin.

“Kisha mundësinë të pranoja ofertën e një prej pesë klubeve që më kërkonin gjatë verës, me sigurinë që nga 50 ndeshje në sezon do të luaja 47. Por, unë isha në kërkim të një eksperience të re në një kampionat të ri. Jam te Arsenali i vetëdijshëm që do të konkurroj me Belerin për një vend në formacion. Nuk jam mësuar të qëndroj në stol dhe nuk më kishte ndodhur kurrë të qëndroja për tre ndeshje rresht.

Nëse ke arritur shumë në karrierë, ke pritshmëri të mëdha dhe dëshiron të luash. Unë e di që kam mundësinë për ta bërë diçka të tillë, por nëse do ta kuptoj që nuk do të kem më mundësi të mbaj të njëjtin nivel si në vitet e shkuara, do të tërhiqem. Jo vetëm nga kombëtarja, por do të mbyllja karrierën time. Megjithatë, unë nuk dorëzohem, sepse nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë”, përfundon Stefan Litshtajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online