UEFA ka publikuar në faqen e vet listat e skuadrave pjesëmarrëse në Europa League, me numrin përkatës që do të mbajë çdo futbollist.
Në teori UEFA nuk bën gabime të mëdha dhe listat janë dërguar nga klubet, ndaj konsiderohen zyrtare e pa gabime.
Megjithatë, UEFA ka bërë rrëmujë me listën e Tiranës, sepse nuk ka përfshirë fare sulmuesin Grent Halili, ka ngatërruar ditëlindjen e Realf Zhivanajt, i cili në UEFA figuron 29 vjeç, nga 19 që është realisht, por për ndeshjen në Izrael ka listuar edhe emra si Moise e Gentjan Muça, që nuk do të luajnë.
Pas interesimit me drejtuesit e klubit të Tiranës, mësohet se lista e publikuar në UEFA është e gabuar, edhe pse klubi bardheblu ia ka nisur listën e saktë, që në fakt është publikuar nga Tirana prej ditësh.
Lista e Tiranës për turin e parë të Europa League
Portierë: Ilion Lika, Edvan Bakaj, Ditmar Shehri
Mbrojtës: Albi Doka, Klisman Cake, David Domgjoni, Marvin Turtulli, Marlind Nuri, Erjon Hoxhallari, Realf Zhivanaj, Uellison Luiz de Oliveira Sobrau
Mesfushorë: Fjoralb Deliaj, Merveil Ndokit, Ruben Akua, Asion Daja, Erando Karabeci, Elvi Berisha, Rei Qilimi, Dorian Kërçiku
Sulmues: Mateus Levendi, Junus Sentamu, Grent Halili