Lista e Partizanit, surprizë një kamerunas i panjohur

Partizani pa risi në Europë, konfirmon afrimin e sulmuesit kamerunas. Progni zgjidh problemin e kontratës dhe federohet

Skuadra e Partizanit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka dërguar listën e ekipit në UEFA. Nuk ka shumë ndryshime nga boshti i skuadrës, surpriza e vetme mbetet afrimi i kamerunasit Xhixhiua Mustafa Enok. Futbollist i afruar nga skuadra e Dragon Yaounde. Zyrtarizohet pjesëmarrja e Prognit edhe në ndeshjen e parë, por edhe largimi i Dajsinanit dhe përfshirja e Fabio Gjonikajt.

Xhixhiua Mustafa Enok – Afrimi më i ri i Partizanit është sulmuesi Xhixhiua Mustafa Enok. Kamerunasi është i ditëlindjes 1995 dhe është 21 vjeç. Mosha e tij e re, grumbullimi me ekipet kombëtare të Kamerunit kanë bindur “demat” për ta afruar në skuadër dhe madje t’i japin fanellën me numër 25. Xhixhua është afruar për të mbyllur sado pak hapësirat e lëna bosh nga largimet e Ekubanit, Torasës dhe Cetkoviçit. Futbollisti ka luajtur në Kamerun me ekipin Dragon Yaounde. Sulmuesi është kërkuar edhe në Kongo, por në fund ka preferuar ekipin e Partizanit.

LISTA – Në listën e të kuqve janë përfshirë edhe Progni, apo Malota i dëmtuar. Portieri Gjonikaj është një tjetër emër i ri në listë. Burime të ndryshme bëjnë me dije se Progni mund të luaj që në ndeshjen e parë, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Teutën dhe me shumë mundësi do të jetë në fushë që në sfidën e parë. Mbetet të shihet nëse të kuqtë do të rrezikojnë me të.

PARTIZANI/ Lista e lojtarëve të federuar në UEFA

Portierë

Fabio Gjonikaj

Alban Hoxha

Dashamir Xhika

Mbrojtës

Renaldo Kalari

Labinot Ibrahimi

Esin Hakaj

Sodiq Atanda

Arbnor Fejzullahi

Blerim Kotobelli

Gezim Krasniqi

Renato Malota

Kristi Marku

 Mesfushorë

Mentor Mazrekaj

Ardit Jaupaj

Lauren Ismailaj

Idriz Batha

Jurgen Bardhi

Emiliano Vila

Lorenc Trashi

Sulmues

Xhevahir Sukaj

Gerhard Progni

Realdo Fili

Xhixhiua Mustafa Enok

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online