Lirohet ish-presidenti i Barcelonës, ja vendimi i Gjykatës

Sandro Rosell ishte president i Barcelonës gjatë viteve 2010-2014, ndërsa tre vite më vonë ai u arrestua nga policia spanjolle. Ish-kreu i klubit u akuzua për pastrim parash në lidhje me shitjen e të drejtave televizive për ndeshjet miqësore të kombëtares së Brazilit.

55-vjeçari ka qëndruar për 21 muaj në paraburgim pas akuzave për shpërdorim fondesh nga shitja e të drejtave televizive dhe organizimi i ndeshjeve miqësore për kombëtaren e Brazilit, si dhe një kontratë sponsorizimi midis kombëtares së sambës dhe kompanisë sportive “Nike”. Ai është akuzuar dhe për krijimin e një organizate kriminale.

Rosell është liruar gjatë ditës së sotme nga Gjykata e Madridit, pasi gjatë këtyre 21 muajve nuk ishte dënuar ende. Atij i kanë marrë pasaportën në mënyrë që të mos arratiset dhe i dihet të ketë një adresë fikse në Spanjë. Gjyqi i tij final do të bëhet në mars dhe Rosell duhet të paraqitet rregullisht në Gjykatë deri atëherë.

Prokurorët spanjollë kërkojnë një dënim prej 11 vitesh për Rosellin dhe një gjobë prej 60 milionë eurosh. Ata shprehen se ish-presidenti i Barcelonës ka ndihmuar në fshehjen e 20 milionë eurove në lidhje me komisionet e ndeshjeve të Brazilit gjatë kohësh kur president i Federatës braziliane ishte Rikardo Tekseira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *