Fitorja me Laçin detyrim, Kamza pa shënuesin më të mirë

Kamza përballet me Laçin ditën e diel, ndërkohë që trajneri Gentian Stojku do t duhet të bëjë pa shënuesin më të mirë të skuadrës së tij. Japonezi Masato Fukui, autor i pesë golave në Superiore këtë sezon, u ndëshkua me karton të verdhë kundër Kukësit.

Për të ishte i verdhi i katërt dhe humbet sfidën me kurbinasit. Por një sinjal të mirë për stafin teknik dhe Nestor Martinena, i cili shënoi golin e parë në kampionat me fanellën e Kamzën. Argjentinasi është çliruar disi dhe këtë herë pret të jetë titullar kundër Laçit.

Kamza renditet në vendin e fundit në klasifikim dhe fitorja me kurbinasit të dielën është detyrim. Duke parë që Kastrioti luan në transfertë me Flamurtarin, si dhe Luftëtari me Kukësin, është momenti për të marrë pikë të rëndësishme për mbijetesën, sigurisht duke shpresuar edhe në humbjen e rivalëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online