Limaj, nga Kosova në Ballsh për ëndrrën Superiore

Mesfushori i Shpresave të Kosovës, Vesel Limaj: Më pëlqen ambienti, jemi një ekip në rritje

Vesel Limaj është një nga afrimet cilësore që ka bërë skuadra e Bylisit. Mesfushori kosovar është ambientuar shpejt te ballshiotët dhe tashmë kërkon të provojë një sfidë për karrierën e tij. Në ndeshjen ndaj Tiranës në kryeqytet, dy javë më parë, ai jo vetëm spikati, por thuajse fitoi të tëra dyluftimet me Karabecin e Dajën në mesfushë. Në një prononcim dhënë për “Sport Ekspres”, mesfushori Limaj ka deklaruar: “Bylisin ma sugjeruan si klub dhe nuk u mendova dy herë për të firmosur. Më pëlqeu si eksperiencë, sepse dëgjova që është një klub qe u jep hapësirë talenteve. Kam katër muaj tashmë që janë pjesë e këtij klubi dhe jam ambientuar shumë mirë. Madje, ambienti është shumë i mirë nga të gjithë faktorët. Duke zhvilluar disa miqësore po mësoj më shumë për futbollin këtu. Njoh Tiranën nga ekipet që ne kemi në grup dhe do të jemi rivalë me ta deri në fund edhe pse i mundëm në fushën e tyre ndeshjen e kaluar. Më pëlqen shumë që jam pjesë e një klubi me shumë kualitet dhe ka harmoni, pasi a lojtarë shqiptarë, serb, brazilianë, kosovarë, nigerianë e kamerunas.

SYNIMET – “Unë besoj shumë se këtë sezon, që do të jemi solid, madje dhe më mirë se në javët që kanë shkuar. Ndeshja me Tiranën tregoi forcën e vërtetë të skuadrës sonë. Më vjen mirë qe shënova dhe e nisa me gol, por dua që skuadra të fitojë në çdo ndeshje. Në fund të sezonit, besoj shumë se do të ngjitemi në Superiore. Dëshira ime është që të luaj sa më shumë dhe të jap më të mirën për skuadrën time. Me Bylisin dua të luaj në elitë dhe pse jo, pasi të kem më shumë eksperiencë të luaj jashtë, siç edhe janë projektet e klubit”, – ka mbyllur mesfushori 21-vjeçar Vesel Limaj.

Erjon Saliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online