Mihani: Besa dominon me përvojë, kundër Kastriotit zemrën në fushë

0

“Si kapiten i Besës e kam bërë apelin para shokëve të skuadrës. Kjo kryendeshje ndaj Kastritotit fitohet vetëm duke vënë zemrën në fushë

Fatmir Efica

I përket atij brezi futbollistësh që jo vetëm ka dhënë për Besën kontribute të shkëlqyera, por me stilin e lojës së tij si mesfushor organizator, “regjisura” nga Meglid Mihani shpesh herë ka rezultuar deçizive në fatet e shumë takimeve. Veçanërisht të sfidave të tilla si kjo e së dielës, kur do të luajnë dy kryesueset e renditjes, Kastrioti dhe Besa. “Prandaj, ky takim do të jetë një duel i hapur, burrëro. Mendoj se do të jetë përcaktuese faza e tretë ku formula ndryshon në mënyrë rrënjësore…

Mihani, mbërriti ora e kryesfidës Besa – Kastrioti. Si e pret Besa këtë takim?

Padiskutim me optimizëm maksimal. Na ka ndihmuar mjaft edhe kjo periudhë dy javore që kampionati ishte i ndërprerë prej ndeshjes së Kombëtares në Turqi. Besa ka rifituar atë homogjenitet të grupit që u pa në miqësoren e fituar ndaj Kek-ut 2-0 të shtunën e kaluar. Por, që mendoj se e tillë do të jetë paraqitja e Besës dhe këtë të diel ndaj krutanëve.

Sa do të ndikojnë pozitat aktuale, ku ndeshjen dy ekipet që janë në krye të renditjes?

Ja shton mendoj bukurinë kësaj sfide ky fakt. Përtej emrit dhe historisë së madhe që kanë të dyja skuadrat, edhe nga kontigjenti i futbollistëve që mund të sjellin në fushë emocione dhe spektakël.

Si kapiten i Besës cili është apeli juaj para shokëve të skuadrës kavajase?

Kjo kryendeshje ndaj Kastriotit në Kavajë fitohet të dielën vetëm duke vënë “zemrat në fushë”.

Cilat sipas jush janë pikat e dobëta e të forta të Kastriotit nga të cilat Besa do të marrë masat e saj për të ja dalë mbanë në këtë takim?

Kjo është një përgjigje që i përket më shumë trajnerit ta argumentojë dhe të analizojë kundërshtarin. Por, unë do të veçoja një element që ka shumë rëndësi. E madje mund të bëjë pse jo edhe diferencën. Përvoja është në anën e Besës. Kemi një grup lojtarësh vërtetë potencialë në të tre repartet që ia shtojnë më tepër besimin e sigurinë ekipit tonë për të arritur fitoren që do ta mbante luftën për kreun e grupit të hapur deri në fund.

Pas dy humbjeve radhazi me Egnatian e Vllazninë B, pritet rehabilitimi me lojë e fitore nga kjo përballje “BIG”…

Besa e këtij sezoni është një skuadër që vërtetë u ndërtua në momentet e fundit para startit por stafi dhe futbollistët e kanë të qartë se objektivi i patjetërsueshëm i yni, është rikthimi i Besës në Kategorinë Superiore.

Një interesim i madh për kryesfidën e së dielës duket dhe në radhët e tifozëve si kavajas po ashtu dhe atyre mysafirë.

Ftesa ime është e qartë. E di se sa të etur janë tifozët kavajas për fitoren e kësaj ndeshje. U themi atyre ejani. Mos e humbni këtë rast për të mbështetur e inkurajuar Besën. Ne nuk do të ju zhgënjejmë…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.