Lila: Mund të bëjmë historinë sërish, dua të luaj edhe 70 ndeshje me kombëtaren!

“Nga ana personale ka qenë një vit, pozitiv. Nuk kam pasur dëmtime. Kishte gjëra pozitive, ashtu si edhe jo pozitive, por në bilanc do të thosha një vit i mirë”. Janë fjalët e Andi Lilës, lojtarit të kombëtares shqiptare dhe të Pas Janinës. Veç futbollit, një vend të rëndësishëm zë familja. Para ndeshjes me Izraelin u bë baba për herë të dytë dhe sigurisht ai nuk i fsheh emocionet e ardhjes në jetë të vajzës Aksa.

“Ishte një nga ditët më të bukura. Ishte menjëherë pas ndeshjes dhe insistova të isha i pranishëm. Kur bëhesh prind për herë të dytë është diçka e bukur, sepse je mësuar me të parin dhe je më në formë. Si çdo fëmijë, fillimet janë më të vështira, por Ajan po e kalon për bukuri se po mësohet me motrën e vogël”, shprehet Lila në “A2 News-CNN”.

VITI ME KOMBËTAREN – “Këtë vit isha i grumbulluar në të gjitha ndeshjet, përveç miqësoreve me Kosovën dhe me Ukrainën. Mendoj se mund të luanim më mirë, por personalisht jam i kënaqur që isha pjesë e skuadrës. Mund të bënim edhe më mirë si ekip, kualitetin e kemi si grup. Është pak e vështirë, sepse jemi në moment revolucioni, por me kalimin e kohës shpresoj të bëhet një grup i mirë edhe të ecim përpara”

GRUPI KUALIFIKUES I EURO 2020 – “Nuk ka ndeshje të lehta dhe jo të lehta, si me Lihtenshtejnin, edhe me Francën. Duhet të japim maksimumin nga vetja, për të bërë gjëra të mëdha. Ky është një grup që na përshtatet shumë. E nisim me Turqinë në shtëpi dhe nga statistikat këto ndeshje të para i kemi fituar. Fillimi i mbarë do të jetë gjysma e punës. Ndeshjet do të merren me radhë. Islanda nuk është ekipi i disa viteve më parë. i kemi të gjitha mundësitë të shkruajmë historinë për herë të dytë dhe shpresoj të jem pjesë e historisë”.

“Vendi i dytë i kapshëm? Me Turqinë kemi treguar vlera të mira, edhe pse fitorja në miqësoren e fundit nuk ishte barometër për ndeshjet zyrtare. Kam besim të plotë se mund të bëjmë surprizën përsëri në këtë grup”.

E ARDHMJA ME KOMBËTAREN – “Kur isha 20 vjeç objektiv kisha të luaja 30 ndeshje me Kombëtaren, ndërsa sot që po flasim kam luajtur 70 ndeshje. Do të dëshiroja të luaja edhe 70 ndeshje të tjera. Do të vijë dita kur nuk do të jem pjesë e skuadrës, por në çdo moment, në çdo grumbullim, në çdo sekondë do të jap maksimumin si gjithmonë, për ta ndihmuar vendin tonë të përfaqësohemi në mënyrë dinjitoze”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online