Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Durrës, teksa në konferencën e sotme për shtyp, Andi Lila ka folur rreth dy përballjeve të radhës me Spanjën dhe Italinë. Mbrojtësi kavajas ka theksuar se përballë Spanjës do të jetë e vështirë, por skuadra do të kërkojë surprizën.
SPANJA – “Është fat i madh për ne që na ka qëlluar të luajmë ndaj ekipeve të tilla. Në ndeshjen e parë bëmë mirë deri në shënimin e golit. Spanja ka lojtarë që bëjnë diferencë në çdo moment. Do bëjmë lojën tonë, sepse çdo minutë në Kombëtare nuk përsëritet dhe të luash ndaj Spanjës dhe Italisë është fat dhe duhet të bëjmë gjera pozitive. Faktikisht ne duhet të japim jo vetëm me Spanjën më 200%, siç kemi bërë në ndeshjet e tjera. Spanja është ndër më të fortat. Duhen gjithë komponentët bashkë për të marrë një rezultat të mirë. Do bëjmë gjithçka për të dalë me kokën lart. Edhe Spanja vlen tre pikë, është një ndeshje e grupit. Edhe lojtarët vete e presin me dëshirë, pasi është ndeshje e madhe. Trajneri po e përgatitet i qetë dhe të gjithë po presim ditën e premte.”
KUALIFIKIMI – “Të gjithë kemi një qëllim, të ecim përpara. Si me De Biazin, ashtu edhe me Panuçin ndihemi mirë, Kemi një ritëm të mirë. Nuk përfaqësohemi në mënyrë individuale, por përfaqësojmë një komb. Normalisht duke parë që edhe skuadrat në grup, apo ndeshjen me izraelin që ishte e çuditshme. Për të gjithë ne këto ditë nuk vijnë me. Duhet të vijmë në Kombëtare me këtë mentalitet, që të vijmë të bëjmë gjurmë. Do kisha dëshira të ishim pjesë e Botërorit. Europiani ishte gjëja më e mirë në karrierë. Do shohim përpara”.
ITALIA – “Unë them që në Shkodër mund të marrim tre pikë, por ne do futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kushdo që do luajë do japë më të mirën. Do jenë të vështira, por nuk do jemi inferiorë. Jam optimist dhe mendoj se ndaj Italisë mund të fitojmë”.
TIFOZËT – “Kemi tifozët më të mirë, e treguam edhe në Europian. Për tifozët mundohem të jap edhe më shumë në fushë. Ata na kanë mbështetur gjithmonë, në momente të mira, apo në momente jo të mira. Shpresojmë të vazhdojnë të jenë lojtari i 12-të”