Lila dhe ndarja e përlotur nga Janina: Dua diçka të re

Andi Lila ishte dje i pranishëm në ceremoninë në nder të trajnerit De Biazi dhe sapo ishte kthyer nga Janina, një herë e mirë, sepse nuk do të luajë më aty.

Për Supersportin, futbollisti i kombëtares tregon ndarjen me Janinën, por edhe planet e së ardhmes: “Është pak e veçantë për mua, se sapo kthehem nga Janina. Unë përveç marrëdhënieve sportive, ndërtoj edhe marrëdhënie sentimentale me njerëzit. Me ofruan një kontratë tre-vjeçare dhe të gjithë filluan të përloteshin kur thashë jo, edhe presidenti apo edhe unë e familja ime, se ndahemi pas 5 vite e gjysmë atje, nuk ishte e lehtë.

“Dëshiroja një eksperiencë tjetër,  mendoj të provoj veten diku tjetër, shpresoj të bëj zgjedhjen e duhur. Unë fillimisht shoh anën sportive, pastaj atë financiare, tani shpresoj që të bëj më të mirën. Stërvitem si fëmijë, jam 31 vjeç dhe futbolli është jeta ime, kam investuar për të që fëmijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *