Trajneri Hasan Lika ishte mjaft i kënaqur me skuadrën e tij pas ndeshjes për mënyrën se si shkuan gjërat. Sa i përket penalltisë numri 1 i stolit gjirokastrit shprehet se nuk ishte i mendimit se ishte një 11-metërsh.
“Rezultat pozitv, që ka kënaq duke parë si shkoi ndeshja, që ishte shumë e vështirë. Kishim përballë një kundërshtar që dha gjithçka, pasi kërkon të kapë mbijetesën. Të dyja skuadrat u munduan, Kamza krijoi më shumë volum e raste dhe mund të fitonte, por portieri jonë u tregua i shkëlqyer te penalltia. A ishte penallti? Nuk e di, por m’u duk vendim i çuditshëm”.
“Tensioni? Gjithçka normale, ishte një ndeshje korrekte, me nervozizëm të pranueshëm në një ndeshje shumë të rëndësishme. Ndoshta në momente të caktuara pati më shumë nervozizëm nga sa duhet, por janë gjëra të pranueshme”.