Daja i dëshpëruar: Kështu nuk vazhdohet!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ishte dukshëm i zhgënjyer pas humbjes në Laç, aq sa shkon deri aty sa të përmendë edhe largimin, duke e justifikuar me shpërbërjen e skuadrës në pjesën e dytë në Laç.

“Bëmë gjithçka mirë në pjesën e parë, përveç golit në fund. Bëmë ndërrime të detyruara, Shehi kishte bllokim total, ashtu si Muzaka që pësoi dëmtim dhe u prishën ekuilibrat në pjesën e dytë.

“Marr përgjegjësitë e mia, natyrisht, sepse nuk mund të prishen ekuilibrat në këtë mënyrë dhe duhet të bëjmë një analizë të fortë. Do të reflektojmë, të gjithë, duke nisur nga unë. Skuadra nuk është e qetë, ka ndikuar edhe ardhja e lajmit të djeshëm nga Apeli i UEFA-s, por nuk na falet kjo rënie. Nëse grupi dhe unë si trajner nuk gjejmë forcë të ruajmë të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë, atëherë është një problem mes nesh, nuk kanë të bëjnë fare drejtuesit. Nuk do të thotë që tani që po dënohet Skënderbeu unë po largohem, por unë dua që skuadra të tregohet serioze deri në fund, jo të shpërbëhet kështu, ndaj nuk jam i qetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online