Pakult: Gjyqtarët duhet të japin atë që shohin

Trajneri i Kukësit Peter Pakult ka komentuar ndeshjen me Lushnjen ku e thekon se e ka ditur që e priste një ndeshje e vështirë, megjithatë vlerëson performancën e skuadrës së tij në pjesën e parë. 58-vjeçari nuk lë jashtë vëmendjes dhe pretendimin për penallti të Lushnjes në sekondat e para të ndeshjes.

“Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të mirë dhe kishim rastet tona, por nuk shënuam më shumë se një gol dhe më pas u barazua rezultati. Kishim disa mungesa për shkak dëmtimesh dhe kartonësh e na duhej t’i zëvendësonim ata. Pa marrë parasysh këtë e them dhe një herë që në fraksionin e parë bëmë një ndeshje të mirë. Pas barazimit dihej se do të ishte një luftë e madhe. Skuadra e Lushnjes nuk ka pretendime, pasi ka rënë nga kategoria dhe e dinim se këto ndeshje janë shumë të vështira. Ne luajtëm pa tifozët sot dhe atmosfera ishte e vakët. Të paktën morëm pikët maksimale dh jemi në rregull”.

“Puna e trajnerit është që ta motivojë skuadrën. Në opinion mund të jetë e qartë që mund të jetë Kukësi fitues, por ne e dimë se duhet të futesh në fushë dhe të bësh më të mirën. E kisha paralajmëruar skuadrën që do ishte ndeshje e vështirë dhe nga eksperienca e dija. Edhe para ndeshjes ju a thash lojtarëve se ishte një ndeshje e vështirë. Jam shumë i kënaqur që morëm fitoren”.

“Sa i përket penalltisë, mendoj se një gjyqtari duhet të japë atë që e sheh. Na kanë mohuar 2 penallti në ndeshjet e shkuara, dhe kjo e sotmja duhej të jepej nëse ishte. Jam i mendimit se gjyqtari duhet të japë atë që sheh. Mërzitem nga situata se si shkuam deri te momenti i penalltisë, pasi ishte një situatë e pakuptueshme”.

“E them se jemi të kënaqur me fitoren sot dhe do shohim në ndeshjet e ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online