Hasan Lika vlerëson pjesën e dytë të skuadrës së tij dhe i gëzohet pikës së marrë. Sa i takon merkatos, ai nuk mendon për të, pasi do fillimisht të sigurohet Europa. “Ishte pozitive, bëmë një pjesë të dytë të mirë dhe e merituam barazimin ndaj një kundërshtari që na vuri në vështirësi në pjesën e parë. Pozitive ishte fakti që lidhëm dëshirën me mundësitë. Në fillim nuk dolëm në lojën tonë. Partizani është ai i pjesës së parë,Luftëtari ai i pjesës së dytë. Ky është përfundimi”.
“Na duhet të luftojmë çdo ndeshje, ikim në Kukës, aty jemi të përqendruar. Kemi dy ndeshje, në fillim me Kukësin , pastaj me Skënderbeun. Duhet të dalim me sukses që të sigurojmë kupat e Evropës”.
“Kemi probleme në goditjet standarde indirekte, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues”.
“Abazaj-Bregu, keni kërkuar zëvendësues? Akoma nuk kemi nisur të projektojmë skuadrën për Kupat e Europës, Kur ta arrijmë do të merremi me këtë pjesë”.
“Liçaj-Aleksi? Aleksi është më i mirë në mbrojtje, sikur Donald Rapo. Për ne çdo lojtar është i rëndësishëm, sikur kur mungon, ashtu edhe kur luan në formacion”.