Nejmar, “mister 222 milionë”, është prezantuar në Paris dhe pret debutimin, por ai nuk erdhi fundjavën e shkuar për shkak të vonesave burokratike.
Duhet të kalojë lejekalimi ndërkombëtar (ITC), procedurë e thjeshtë, shumicën e kohës.
Problemi është se Liga Spanjolle e Futbollit e ka marrë me nge. Ende nuk ka dërguar asgjë dhe nëse nuk e bën deri të enjten, Nejmar digjet edhe për ndeshjen e fundjavës në kampionat.
Nga La Liga thonë se duhet kohë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por PSG e ka kuptuar se në Spanjë po ia bëjnë qëllimisht, ndaj mund të drejtohen në FIFA, por edhe aty do të ketë vonesa.