Lidsi “gradon” Ekubanin, ikën sulmuesi kryesor

Lidsi po ia sheh hajrin bastit veror, kur bleu nga Kievo sulmuesin Kaleb Ekuban, i cili shkëlqeu me Partizanin në Superiore dhe bindi anglezët të shpenzonin 500 mijë sterlina. Shifër modeste për standardet e futbollit anglez, ndaj Lidsi nuk u mendua gjatë, duke pasur edhe një plan sekret në mendje: sulmuesi kryesor Kris Ud, 44 gola në 88 ndeshje me Lidsin, që kur u ble nga lusteri në vitin 2015, tashmë do të transferohet te Bërnli për 15 milionë sterlina.

Lindsi ka parë për rreth një muaj me vëmendje Ekubanin, i cili ka bindur plotësisht, ndaj klubi është bindur të shesë 25-vjeçarin e sulmit, Ud, titullar i kombëtares së Zelandës së Re. Ky i fundit do të kryejë kontrollet mjekësore nesër dhe do të prezantohet javën e ardhshme, ndërkohë që vetë sulmuesi ka njoftuar në faqen e vet në Twitter mungesën e tij në ndeshjen e sotme në Sandërlend.

Aty luajti titullar Ekubani, i cili ka ndihmuar në fitoren 2-0 të Lidsit, por luajti vetëm 62 minuta dhe u zëvendësua për një dëmtim, shkalla e të cilit nuk dihet ende. Pas një pjese të parë në hije, Ekuban po luante mjaft mirë në pjesën e dytë, para se të zëvendësohej, ndërkohë që si zakonisht shkëlqeu shqiptaro-maqedonasi Ezgjan Alioski.

Sidoqoftë, nëse nuk ka ndonjë problem serioz, Ekuban është sulmuesi titullar tani e tutje, psai Lidsi nuk do të investojë fuqishëm në merkato dhe plani është që italo-ganezi të jetë sulmuesi i ri titullar, me një zëvendësues pa shpenzime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online