Liçaj kthehet në shtëpi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por sot është bërë zyrtar nga Flamurtari: Lejdi Liçaj rivesh fanellën kuqezi, pas 3 vitesh larg Vlorës.

Tashmë 30-vjeçar, Liçaj është rritur në Vlorë, por ka provuar edhe fanellën e Skënderbeut në sezonin 2009/2010 dhe të Luftëtarit në sezonin 2012/2013.

Dy herë fitues i kupës së Shqipërisë në  Vlorë, Liçaj në vitin 2015 shkoi te Bylisi dhe më pas u stabilizua në Gjirokastër, ku ishte një ndër lojtarët më të dashur sezonin e fundit, duke luajtur 31 ndeshje në kampionat e duke pasur një rendiment të shkëlqyer.

Mbrojtës ose mesfushor i djathtë, Liçaj është një opsion mjaft i mirë për Shpëtim Duron, i cili në të djathtë tashmë nuk ka më nevojë për lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *